Artikull
Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2026
Pas një mëngjesi të ftohtë, ditën do të ngrohet, reshje nuk priten
Mërkurë 18 Shkurt 2026 20:15
Mërkurë, 18 Shkurt 2026, 20:15
FOTO: Radio Bullgaria
Madhësia e shkronjave
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 5 deri në 0 gradë. Më të ulëta do të jenë në zonat me shtresë bore. Për Sofjen parashikohet mëngjesi me minus 4 gradë. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell me re të shpërndara të larta. Në vende të izoluar në ultësira dhe lugina dukshmëria do të jetë e kufizuar. Gjatë ditës era do të fryjë nga jugu-jugperëndimi dhe do të forcohet. Temperaturat maksimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në kryeqytet do të arrijnë rreth 8 gradë.
Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë re të shpërndara deri tek dielli dhe nuk priten reshje. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat maksimale do të jenë 7-10 gradë. Uji i detit do të jetë 6-7 gradë. Valët e detit do të jenë rreth 2-3 ballë.
Në malet do të ketë re të shpërndara të larta. Do të fryjë erë mesatare nga jugu-jugperëndimi, e cila do të forcohet në vendet afër shpateve veriore. Temperatura maksimale në 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 5°, ndërsa në 2000 metra rreth minus 3°.
Të premten era do të forcohet, në Bullgarinë Lindore dhe në rajonet pranë shpateve veriore të maleve do të jetë e fortë dhe e stuhishme. Me të moti do të vazhdojë të ngrohet. Pasdite, me ndryshimin e drejtimit të erës nga veriperëndimi, do të depërtojë ajër i ftohtë. Nga perëndimi në lindje, vranësira do të shtohet dhe në shumë zona priten reshje shiu, të cilat në rajonet veriore dhe malore do të përzihen ose do të kalojnë në borë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova