LAJME

Artikull

Dixhitalizimi i trashëgimisë kulturore diskutohet në Sofje

Enjte, 19 Shkurt 2026, 05:10

Dixhitalizimi i trashëgimisë kulturore diskutohet në Sofje

FOTO: unesco-bg

Madhësia e shkronjave

Instituti i Ballkanistikës me Qendrën e Trakologjisë “Prof. Aleksandër Fol” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, së bashku me Universitetin Kombëtar Lindor-Ukrainas “Volodimir Dal” dhe Akademinë Shtetërore të Kulturës së Harkivit, organizojnë Konferencën e Katërt Ndërkombëtare Shkencore me temë “Problemet e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në epokën dixhitale”. Forumi do të zhvillohet më 19 dhe 20 shkurt në format të kombinuar. Theksi kryesor është te dixhitalizimi si drejtim kyç në procesin kulturor bashkëkohor.

Pritet që në konferencë të marrin pjesë 37 studiues nga katër shtete – Bullgaria, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina dhe Estonia.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva