Artikull
Administrata shtetërore hoqi ndërmjetësin dhe “Lukoil Burgas” është me fitim
Enjte 19 Shkurt 2026 10:16
Enjte, 19 Shkurt 2026, 10:16
Rumen Specov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Heqja dorë nga nafta ruse
nuk ka ndikuar në çmimin e karburanteve të prodhuara nga rafineria në Burgas,
siguroi para komisionit parlamentar të ekonomisë administratori i posaçëm i
emëruar nga shteti, Rumen Specov. Shoqëria tashmë funksionon tërësisht mbi
parime tregu. Kapacitetet janë të shfrytëzuara në 86%. Është hequr ndërmjetësi
Litasco. Kjo mundëson negocimin e çmimeve të mira për blerjen e naftës, shitjen
e karburanteve dhe tashmë ka fitim për muajin janar.
Specov raportoi se
ndryshimi i llojit të naftës së importuar mund të çojë në konsumim më të
shpejtë të pajisjeve. Rafineria është ndërtuar për llojin rus “Urals” dhe, nëse
do të ishte e mundur, do të kthehej te ky lloj.
Ai kujtoi se kompania është nën monitorim të vazhdueshëm nga SHBA, kontrollohet çdo transaksion dhe hodhi poshtë dyshimet se në rafineri hyn naftë ruse në kundërshtim me sanksionet, njofton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva