LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 20 shkurtin

Kodi i verdhë për reshje të rrezikshme është shpallur në dy rajone jugperëndimore dhe dy rajone më jugore

Enjte, 19 Shkurt 2026, 19:40

Parashikimi i motit për 20 shkurtin

FOTO: Еlena Karkallanova

Madhësia e shkronjave

Të premten temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 1 dhe 4°. Për Sofjen pritet që në mëngjes të jetë 1°. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht i vranët. Në mëngjes, në shumë zona të gjysmës perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, ndërsa në malet mbi 1400–1500 metra lartësi – reshje bore. Pasdite dhe gjatë natës kundrejt së shtunës reshjet do të përfshijnë rajonet qendrore dhe lindore. Reshje më të konsiderueshme priten në zonën Rilla–Rodope, ndërsa në vendet me shtresë bore do të ketë kushte për ngrica. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë mesatare dhe përkohësisht e fortë nga jugu–jugperëndimi, ndërsa në pjesën tjetër të vendit era do të jetë e dobët deri mesatare nga lindja–juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në lindje deri në 15°. Në kryeqytet rreth 10°.

Në bregdetin e Detit të Zi para mesditës vranësirat do të jenë të shpërndara, por në pjesën e dytë të ditës do të dendësohen dhe në mbrëmje në disa zona do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare dhe përkohësisht e fortë nga jugu–jugperëndimi, e cila në mbrëmje do të kthehet nga lindja–verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 9–13°. Uji i detit është 5–7°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2–3 ballë.

Në male moti do të jetë i vranët. Reshjet do të jenë kryesisht në masivet e gjysmës perëndimore të vendit: mbi 1400–1500 metra – borë, në zonat më të ulëta – shi. Reshje më të shumta dhe më të gjata priten në zonën Rilla–Rodope. Do të fryjë erë e fortë dhe e stuhishme nga jugu–jugperëndimi. Në kalimet malore do të ketë kushte për stuhi dëbore dhe reshje të dendura. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 5°, në 2000 m rreth 0°.

Të shtunën në Bullgarinë Veriore dhe Lindore do të fryjë erë e fortë nga lindja–verilindja dhe temperaturat do të kenë luhatje të vogla ditore, pranë zeros. Vranësirat do të jenë të shpeshta dhe në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore, do të ketë reshje të dobëta bore ose shi dhe borë.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva