LAJME

Artikull

Fëmijët në botën e teknologjisë në qendër të një diskutimi në Sofje

Premte, 20 Shkurt 2026, 05:05

Fëmijët në botën e teknologjisë në qendër të një diskutimi në Sofje

FOTO: Reuters

Madhësia e shkronjave

Në Sofje do të mbahet një diskutim me temë “Përtej ekraneve: Si të ruajmë fëmijërinë në botën digjitale”. Organizatorë të ngjarjes janë “Sofia Tech Park”, Fondacioni Out Loud dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë.

Ngjarja do të mbledhë në një vend përfaqësues të institucioneve, ekspertë, prindër dhe profesionistë në fushat e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, të bashkuar nga tema e edukimit, mësimit, ruajtjes dhe mbrojtjes së fëmijëve në botën digjitale. Fokusi i bisedës publike, e cila i kushtohet një prej dilemave më të rëndësishme të kohës sonë, do të jetë se kur dhe si duhet të njihen fëmijët me botën e teknologjisë dhe rrjetet sociale.

Të ftuar specialë në diskutim do të jenë Joe Reiri dhe Daisy Greenwell, themelues të lëvizjes globale Smartphone Free Childhood. Ngjarja do të hapet nga ambasadori britanik Nathaniel Copsi dhe nga drejtori ekzekutiv i “Sofia Tech Park”, Todor Mlladenov.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova