Artikull
Ministri i Drejtësisë synon zëvendësimin e Prokurorit të Përgjithshëm
Premte 20 Shkurt 2026 15:53
Premte, 20 Shkurt 2026, 15:53
Andrej Jankullov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministri i Drejtësisë Andrej Jankullov thërret një seancë plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor më 26 shkurt 2026. Në rendin e ditës të seancës ka një pikë: përcaktimi i një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm në detyrë. Në arsyet e tij, Jankullov thekson se pas datës 21 korrik 2025, Bullgaria nuk ka një Prokuror të Përgjithshëm legjitim në detyrë, dhe një situatë në të cilën gjyqtarët supremë nuk e njohin Prokurorin e Përgjithshëm është e patolerueshme në një shtet të qeverisur nga sundimi i ligjit.
"Për më shumë se gjysmë viti, Prokuroria - një nga organet më të rëndësishme shtetërore me kompetenca kyçe në zbatimin e ligjit - ka vepruar pa garancitë e nevojshme për zbatimin e saktë dhe uniform të ligjeve nga të gjithë prokurorët, të cilat garantohen nga Kushtetuta që personalizohen në figurën e Prokurorit të Përgjithshëm. Kjo delegjitimon dhe privon besimin e publikut jo vetëm në këtë institucion, por edhe në drejtësinë në Bullgari", thekson Jankullov. Pas shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm të mëparshëm Ivan Geshev në vitin 2023, Borisllav Sarafov u emërua Prokuror i Përgjithshëm në detyrë dhe vazhdon ta mbajë këtë pozicion.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva