LAJME

Artikull

Kryeministri teknik do të punojë për një proces zgjedhor të ndershëm

Premte, 20 Shkurt 2026, 17:11

Kryeministri teknik do të punojë për një proces zgjedhor të ndershëm

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm, duhet të punojmë me koordinim shumë të mirë dhe në takime të rregullta të shkëmbejmë ide dhe mënyra për përmirësimin e zhvillimit të procesit zgjedhor, deklaroi në një konferencë për media kryeministri teknik Andrej Gjurov pas takimit të tij me drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në konferencë mori pjesë edhe kryetarja e KQZsë, Kamelia Nejkova.

Andrej Gjurov përsëriti edhe një herë se zhvillimi i zgjedhjeve të ndershme është prioritet kryesor i kabinetit teknik. Kryeministri theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme trajnimi i të gjithë anëtarëve të komisioneve zgjedhore nëpër seksione. Ne kemi ide se si kjo të realizohet dhe të testohet pas procesit të trajnimit, në mënyrë që të jemi të sigurt se njerëzit në komisionet zgjedhore nëpër seksione janë të trajnuar dhe të përgatitur mirë, sqaroi ai.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva