LAJME

Artikull

Pas 7 vitesh, Televizioni Kombëtar Bullgar ka një drejtor të ri të përgjithshëm

Premte, 20 Shkurt 2026, 18:04

Milena Millotinova

Milena Millotinova

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Gazetarja Milena Millotinova u zgjodh drejtoreshë e përgjithshme e Televizionit Kombëtar Bullgar me votat e Gabriella Napllatanova, Këdrinka Këdrinova dhe kryetares së Këshilli për Media Elektronike, Simona Veleva.

Prolet Vellkova dhe Galina Georgieva mbështetën përkatësisht Nevena Andonova dhe drejtuesin aktual të televizionit, Emill Koshllukov.

Millotinova mbaroi studimet për filologji bullgare dhe gjuhë e letërsi angleze në Universitetin e Sofjes. Ajo ka edhe diplomë master në gazetari në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv. E nisi karrierën e saj në vitin 1990 si reportere në Televizionin Kombëtar Bullgar. Bëri specializime në media ndërkombëtare si BBC dhe NBC. Është autore e filmave dokumentarë. Nga viti 2001 deri në vitin 2005 ishte deputete dhe kryetare e Komisionit për Mediat në parlament. Aktualisht drejton emisionin autorial “Bruksel 1” në televizionin Bulgaria On Air.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova