Artikull
Parashikimi i motit për fundjavën
Kod i verdhë për reshje bore u shpall për Bullgarinë Lindore dhe Rodopet Jugore.
Premte 20 Shkurt 2026 19:35
Premte, 20 Shkurt 2026, 19:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të shtunën, temperaturat minimale do të luhaten nga -3° në Ruse dhe Silistra deri në 6° në Jamboll dhe Kërxhali. Për Sofjen parashikohet që në mëngjes të jetë -1°. Gjatë ditës do të jetë me vranësira, në shumë vende me reshje shiu, të cilat, për shkak të uljes së temperaturave, në pjesën më të madhe të vendit do të kthehen në borë. Në rajonet jugore dhe në pjesët ekstreme lindore, reshjet do të jenë përzierje shiu dhe bore, dhe në disa vende mund të formohen ngrica. Reshjet do të jenë të konsiderueshme në sasi në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore. Do të fryjë erë me intensitet të moderuar dhe herë pas here e fortë nga veriliu-verilindja, e cila do të krijojë kushte për stuhi bore dhe grumbullime dëbore. Temperaturat në shumicën e rajoneve do të kenë luhatje të vogla gjatë 24 orëve, ndërsa në Bullgarinë Jugore pritet të ulen. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 0° në Vidin deri në 8° në Sandanski. Në kryeqytet do të jetë rreth 0°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me vranësira dhe reshje shiu dhe bore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 2° në veri deri në 7° në jug. Temperatura e ujit të detit do të jetë nga 5° deri në 7°. Lëkundjet e valëve do të jenë rreth 2–3 ballë.
Në malet do të jetë me vranësira dhe reshje bore, të cilat do të jenë të konsiderueshme në sasi në Rodopet dhe në rajonin qendror të malit Stara Pllanina. Do të fryjë erë e fortë nga jug-juglindja, e cila më vonë do të ndryshojë drejt veriperëndimit dhe do të dobësohet. Nëpër kalimet malore do të krijohen kushte për stuhi bore dhe grumbullime dëbore. Temperaturat maksimale në lartësi mbi 1200 m do të jenë rreth 0°, ndërsa në 2000 m do të jenë rreth -5°.
Të dielën do të jetë pothuajse pa reshje. Në Bullgarinë Perëndimore, vranësirat do të shpërndahen dhe do të reduktohen. Temperaturat ditore aty do të rriten dhe në disa zona do të arrijnë 8–10°, ndërsa në lindje do të mbeten rreth 2–3°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova