Artikull
Premte 20 Shkurt 2026 18:30
Premte, 20 Shkurt 2026, 18:30
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Rreth 10% rritje të turistëve të huaj regjistron këtë sezon resorti i skive Pamporovo nëmalin e Rodopeve, njoftoi për BTA Stefan Prisadov, drejtor ekzekutiv i vendpushimit. Kompleksi aktualisht është plot me turistë dhe pritet një nivel i lartë i kapaciteteve edhe në fillim të marsit.
Më shumë vizitorë vijnë nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Rumania, Turqia, Izraeli, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda. Vërehet rikthimi i turistëve izraelitë, ndërsa kërkesat për sezonin e ardhshëm dimëror vijnë kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Izraeli.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva