Artikull
Dielë 22 Shkurt 2026 18:40
Dielë, 22 Shkurt 2026, 18:40
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Mbi 350 boksierë nga 35 vende do të hyjnë në ring në sallën e kryeqytetit “Sofja” për turneun e 77-të të boksit për kupën “Stranxha”. Gara më e vjetër e boksit në Evropë do të hapet zyrtarisht të hënën, më 23 shkurt, në orën 18:00, dhe ndeshjet finale do të jenë më 1 mars.
Pjesëmarrësit përfshijnë medalistë evropianë, botërorë dhe olimpikë, përfaqësues të kombeve kryesore të boksit si Uzbekistani, Kazakistani, SHBA-ja, Irlanda, Gjermania, Anglia, Australia, Brazili, Uellsi dhe Ukraina. Vendi ynë do të përfaqësohet nga 19 boksierë në kategorinë e meshkujve. Pesë bullgare do të dalin në ring në kategorinë e grave.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva