MUZIKË

Artikull

“Histori pa fund” – kënga e dytë autoriale e talentit Filip Donkov

Hënë, 23 Shkurt 2026, 06:10

“Histori pa fund” – kënga e dytë autoriale e talentit Filip Donkov

FOTO: Facebook/Filip Donkov

Madhësia e shkronjave

Emri i Filip Donkovit, vetëm 16 vjeç, lidhet si me muzikën klasike – ai është kitarist klasik me një sërë çmimesh nga forume ndërkombëtare – ashtu edhe me muzikën pop.

Pas singlit debutues“Xixa” (“Iskra”), me të cilin tërhoqi vëmendjen, tani Filipi na paraqet këngën “Histori pa fund”. Ajo është krijuar në bashkëautorësi me producentin muzikor, kitaristin dhe autorin e orkestrimeve Angell Djullgerov. Ideja për bashkëpunimin e tyre vjen nga Ljubo Kirov, ndërsa shijet e ngjashme muzikore të Filipit dhe Angelit si dy kitaristë – që përfshijnë funk, rock dhe madje heavy metal – i çojnë drejt një përzierjeje të zhanreve dhe stileve të tyre të preferuara.

FOTO: YouTube

Udhëheqëse në punën e tyre është dëshira që të ketë muzikë, sepse sipas Filipit pikërisht kjo mungon në shumicën e këngëve të sotme – muzika dhe mesazhi. Sa i përket mesazhit të “Histori pa fund”, Filipi ndan mendimin e tij:

“Mesazhi në ‘Histori pa fund’ është për një dashuri të pashpërblyer. Një dashuri për të cilën e di se ekziston, se është aty, ekziston shkëndija, por gjërat njëkohësisht ndodhin dhe nuk ndodhin, dhe çdo njeri e kupton këtë në mënyrën e vet. U frymëzova të krijoja këtë këngë pikërisht për shkak të një ngjarjeje të tillë nga jeta ime.”

“Histori pa fund” është vetëm fillimi i bashkëpunimit mes Filip Donkovit dhe Angell Djullgerovit, sepse të dy tashmë kanë edhe këngë të tjera të përfunduara, të cilat do të përfshihen në albumin debutues të Filipit, i cili pritet këtë pranverë.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva