LAJME

Artikull

“Trend” pret një pjesëmarrje zgjedhore prej 59% dhe rreth 500 000 votues të rinj

Hënë, 23 Shkurt 2026, 09:27

“Trend” pret një pjesëmarrje zgjedhore prej 59% dhe rreth 500 000 votues të rinj

FOTO: rctrend.bg

Madhësia e shkronjave

Në Kuvendin e ardhshëm do të kenë përfaqësim 5 formacione. Dy parti mbeten pranë pragut parlamentar prej 4%. Këtë e tregon një sondazh i agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. Formacioni i ardhshëm rreth ish-presidentit Rumen Radev mbledh mbështetjen e 32,7% të atyre që dëshirojnë të votojnë. Të dytët janë GERB–SDS me 20,4%. Ka pasiguri për vendin e tretë, për të cilin konkurrojnë “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” me 10,9% dhe “DPS – Fillim i Ri” me 10,5%. “Vëzrazhdane” është e pesta me 7,8% mbështetje mes votuesve. Pranë pragut mbeten BSP (3,8%) dhe MEÇ (3,6%).

Pritet që më 19 prill të votojnë 3,1 milionë persona, ose rreth 59% e atyre që kanë të drejtë vote. Rritja krahasuar me votimin e mëparshëm do të jetë rreth gjysmë milioni vota.

 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva