LAJME

Artikull

Ministri teknik i energjisë kërkon rinegocim mes “Bulgargaz” dhe “Botas”

Hënë, 23 Shkurt 2026, 10:58

Trajço Trajkov

Trajço Trajkov

FOTO: Maria Fileva

Madhësia e shkronjave

“Bulgargaz” është praktikisht në falimentim, deklaroi ministri teknik i energjetikës Trajço Trajkov për BNR. Si arsye ai përmendi situatën e pafavorshme të tregut, humbjen e një pjese të konsiderueshme të tregut dhe marrëdhëniet e rënda kontraktuale. 

Arsyeja e vetme që ndërmarrja nuk është ristrukturuar ose mbyllur është fakti se ajo është palë në një kontratë jashtëzakonisht të favorshme për Bullgarinë për importin e gazit azer. 

Bullgaria për momentin nuk kryen pagesa sipas kontratës me kompaninë shtetërore turke të gazit “Botas”, konfirmoi Trajkov. Ai deklaroi se ka ide për ndryshimin e kontratës në mënyrë që ajo të bëhet financiarisht neutrale ose madje fitimprurëse dhe shtoi se priten bisedime me Turqinë në kontekstin e ndërprerjes së plotë të importit të gazit rus për BE nga viti 2027, gjë që do të krijojë mundësi të reja për Bullgarinë në rajon.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva