Artikull
Parashikimi i motit për 24 shkurtin
Do të jetë më ngrohtë se zakonisht për stinën, por me reshje në gjithë vendin
Hënë 23 Shkurt 2026 19:30
Hënë, 23 Shkurt 2026, 19:30
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të martën temperaturat minimale do të jenë mes 1 dhe 4°. Për Sofjen pritet që në mëngjes të jetë 2°. Gjatë ditës mbi vend do të kalojë një front i ftohtë. Moti do të jetë kryesisht i vranët. Nga veriperëndimi drejt juglindjes, në shumë zona do të ketë reshje shiu. Në disa vende në rajonet veriore dhe malore reshjet do të jenë përkohësisht intensive dhe më të shumta. Era do të fryjë nga perëndimi–veriperëndimi, pasdite do të forcohet dhe do të jetë mesatare, ndërsa në fushën e Danubit, pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme dhe në luginat e Strumës dhe Mestas — deri e fortë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri në 15°. Në kryeqytet rreth 12°.
Në bregdet do të jetë me vranësira dhe reshje. Do të fryjë erë e fortë nga veri–verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 9° deri në 12°. Uji i detit është 4–7°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2–3 ballë.
Në male do të jetë me vranësira. Pas mesditës do të ketë reshje shiu, të cilat mbi 1400–1600 metra lartësi do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e fortë, në majat më të larta përkohësisht e stuhishme nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 6°, ndërsa në 2000 m rreth minus 1°.
Të mërkurën do të jetë me erë, vranësirat do të mbeten kryesisht të dendura, dhe vetëm në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Lindore, do të ketë reshje të dobëta shiu dhe bore. Temperaturat ditore do të ulen.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva