Artikull
Zgjedhjet si investim: e drejta e çdo bullgari të dëgjohet
Hënë 23 Shkurt 2026 16:50
Hënë, 23 Shkurt 2026, 16:50
Andrej Gjurov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qeveria teknike ndan 65 milionë euro për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, njoftoi kryeministri teknik Andrej Gjurov.
Ai theksoi se detyra para kabinetit është njëkohësisht e thjeshtë dhe e vështirë. Të gjithë e dinë çfarë duhet bërë, por do të ketë kritika për shpenzimet, shpjegoi ai. “E vërteta është se zgjedhjet nuk janë shpenzim. Ato janë investim në legjitimitetin e pushtetit, në të drejtën e çdo bullgari, pavarësisht se ku ndodhet, të dëgjohet”, u shpreh kategorikisht Gjurov.
Janë parashikuar fonde edhe për përditësimin e listave zgjedhore, për të shmangur “shpirtrat e vdekur”, si edhe për vëzhgimin me video. “Një pjesë tjetër është për hapjen e qendrave të votimit jashtë vendit, sado e pakëndshme të jetë kjo për disa”, komentoi kryeministri.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva