Autor
Diljana Traçeva
Artikull
Martë 24 Shkurt 2026 06:05
Martë, 24 Shkurt 2026, 06:05
FOTO: Facebook/Preyah.Official
Madhësia e shkronjave
Singlli i ri i Preja, “Edelvais”, vazhdon linjën që këngëtarja prezantoi që me këngën e saj “Moma” (“Nusja”). Edhe këtu ajo merr pjesë aktivisht si autore.
Ja se çfarë tha Preja për praninë e folklorit bullgar në muzikën e saj:
“Temat, nga njëra anë, dhe ky fusion mes kulturave që më formësojnë – mendoj se kjo është një nivel i ri në krijimtarinë time. Biologjikisht jam 50 me 50 afrikane dhe ballkanase, por kulturalisht jam shumë më tepër ballkanase, sepse jam lindur dhe rritur këtu, madje as nuk kam qenë ndonjëherë në Afrikë. Bullgarishtja është gjuha ime e parë, të gjitha këngët e para që kam mësuar… Kam një përvojë plotësisht autentike bullgare, si të gjithë të tjerët që kanë lindur këtu, vetëm se kam një ngjyrë tjetër të lëkurës. Prandaj, sipas meje, kjo është gjëja më logjike që duhet të jetë e pranishme në muzikën time, më shumë sesa ndikimi afro, në nivelin më të parë. Unë jam këtu dhe jam prej këtu. Por, sigurisht, ritmi afro më bën të ndihem në një mënyrë shumë interesante dhe ndez brenda meje një shkëndijë që ndoshta më ka qenë e panjohur. Dhe duke bërë këtë muzikë, unë njoh edhe këtë pjesë të vetes. Dhe përveç faktit që te Preja bashkëjetojnë këto dy ndikime, gjatë kërkimit tim rezultoi se në fakt ato shkojnë shumë mirë së bashku – si në ritëm, ashtu edhe në instrumente, madje edhe në linjat vokale ka kaq shumë pika takimi mes dy kulturave, saqë ka ardhur koha të fillojmë të bëjmë fusion.”
FOTO: Facebook/Preyah.Official
Në “Edelvais” Preja vazhdon të eksplorojë veten, duke arritur deri në thellësi të papritura – përfshirë edhe faktin që ajo pranon se kjo këngë është një rrëfim shumë personal për të:
“Unë shumë rrallë i lejoj vetes të jem e cenueshme – madje as para vetes sime, e lëre më para publikut. Edhe në momentet kur ia lejoj vetes këtë, është disi përmes prizmit të shërimit. Nuk i lejoj vetes të thellohem shumë, por më tepër të vetë-terapizohem dhe të mos kthehem më atje. Kështu që ‘Edelvais’ më ndihmoi edhe në këtë drejtim, sepse vetë fakti që unë në njëfarë mënyre i pranova këto emocione, me siguri më shëroi.”
“Edelvais” çon drejt albumit të tretë të Preja, i cili tashmë është gati dhe pritet së shpejti të ketë premierën e tij.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva