LAJME

Artikull

Stërvitja e Forcave Ajrore të Bullgarisë dhe SHBA nuk prek Aeroportin e Sofjes

Hënë, 23 Shkurt 2026, 18:11

Stërvitja e Forcave Ajrore të Bullgarisë dhe SHBA nuk prek Aeroportin e Sofjes

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Në bazën ajrore “Vrazhdebna” në Sofje po zhvillohet një stërvitje e përbashkët midis Forcave Ajrore Bullgare dhe atyre amerikane për vendosjen e avancuar të një elementi logjistik – avionë për furnizim me karburant në ajër të mjeteve fluturuese. Këtë e njoftoi ministri teknik i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Në kuadër të veprimeve të përbashkëta në vendin tonë mund të vendosen deri në 15 avionë për jo më shumë se 90 ditë dhe me jo më shumë se 500 ushtarakë.


Ministri Atanas Zaprjanov

FOTO: BTA

Për shkak të mungesës së hapësirës së mjaftueshme në aeroportin ushtarak, për avionët ushtarakë po përdoren vende parkimi në territorin e aeroportit civil, raportoi gazetarja Cvetelina Stojanova. Ministri ishte kategorik se stërvitja nuk prek aktivitetin ndërkombëtar të aeroportit “Vasill Levski” për fluturimet civile dhe nuk kërkon mbylljen e tij. 

Për mbylljen e përkohshme të pistës së aeroportit “Vasil Levski” – Sofje gjatë natës së kaluar dhe asaj që vjen, njoftoi të dielën BTA, duke iu referuar qendrës së shtypit të aeroportit. Mbyllja e aeroportit “Vasill Levski” është tërësisht në kompetencë të autoriteteve të aeroportit dhe bëhet për kryerjen e punimeve inxhinierike dhe logjistike për përgatitjen e tij, theksoi ministri i mbrojtjes.

 

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva