Artikull
GERB: Të gjitha administratat e reja rajonale janë nga PP‑DB
Martë 24 Shkurt 2026 10:19
Martë, 24 Shkurt 2026, 10:19
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qeveria teknike e kryeministrit Andrej Gjurov zëvendësoi të gjithë 28 prefektët e vendit, duke liruar mbajtësit e deritanishëm të postit.
Shumica e prefektëve të rinj kanë
përvojë në këtë detyrë, ose si zëvendësprefektë në qeveritë me pjesëmarrjen e “Po
e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP‑DB) deri në vitin 2025.
“Është tashmë e sigurt se zgjedhjet nuk
do të jenë të ndershme.” Këtë e shkroi në rrjetet sociale Nikolla Nikollov,
përgjegjës për komunikimet publike në partinë GERB. Ai thekson se të gjithë
prefektët e rinj janë anëtarë të partive të koalicionit PP‑DB.
Para kryetarëve të bashkive të GERB në
rajonin e Stara Zagorës, lideri i partisë Bojko Borisov gjithashtu deklaroi se
qeveria teknike është e PP‑DB dhe se zgjedhjet nuk do të jenë të ndershme.
Më 24 shkurt 2026 Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) fillon të pranojë dokumentet për regjistrimin e partive dhe koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të caktuara për 19 prill 2026. Pranimi do të vazhdojë deri më 4 mars.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva