LAJME

Artikull

Sofja do të dërgojë ndihmë teknike për sektorin е sulmuar energjetik ukrainas

Martë, 24 Shkurt 2026, 11:04

Sofja do të dërgojë ndihmë teknike për sektorin е sulmuar energjetik ukrainas

FOTO: Ministria e Punëve të Jashtme

Madhësia e shkronjave

Bullgaria po përgatit dërgimin e transformatorëve elektrikë dhe pajisjeve të tjera për të ndihmuar popullsinë e Ukrainës. Këtë e njoftoi Ministrja e Jashtme teknike Nadezhda Nejnski pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE‑së. Ajo i quajti sulmet e Rusisë kundër energjetikës ukrainase “gjenocid”. “Këto nuk janë masa kundër ushtrisë, por kundër popullsisë”, shpjegoi Nejnski. Ministrja shtoi se përpjekjet që Evropa po bën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë janë serioze dhe përbëjnë çështje të sigurisë evropiane, sepse “e dimë cilat janë ambiciet e Rusisë, ajo nuk i fsheh”. 

Nejnski diskutoi ndryshimet në mjedisin e sigurisë dhe ruajtjen e unitetit transatlantik me sekretarin e përgjithshëm të NATO‑s, Mark Rutte, në një takim në Bruksel, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Është shqyrtuar ndërtimi i kapaciteteve të nevojshme për mbrojtjen e Aleancës në rajonin e Detit të Zi.

 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva