Artikull
Parashikimi i motit për 25 shkurtin
Mbetet ngrohtë për stinën, me reshje të dobëta në lindje dhe në male
Martë 24 Shkurt 2026 19:15
Martë, 24 Shkurt 2026, 19:15
FOTO: Radio Bullgaria
Madhësia e shkronjave
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1 dhe 6°. Për Sofjen pritet që në mëngjes të jetë 2°. Gjatë ditës vranësirat mbi vendin do të jenë të ndryshueshme, në Bullgarinë Lindore më shpesh të dendura. Në disa zona do të ketë reshje të dobëta shiu, të cilat drejt mbrëmjes, me uljen e temperaturave, sërish do të përzihen me borë. Më shumë orë me diell do të ketë në Bullgarinë Perëndimore. Do të vazhdojë të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 7 deri në 12°. Në kryeqytet rreth 8°.
Në bregdet do të jetë me vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 8 deri në 11°. Uji i detit është 4 –7°. Dallgëzimi i detit është rreth 2 ballë.
Në male vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe në disa vende do të ketë reshje të dobëta, mbi rreth 1700 metra me borë. Do të fryjë erë e fortë, në majat e larta - erë përkohësisht e stuhishme veriperëndimore. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 0°, në 2000 m – minus 6°.
Të enjten pothuajse nuk do të ketë reshje. Deri në fund të ditës era do të dobësohet. Temperaturat do të ulen më tej dhe minimalet do të jenë rreth zeros, ndërsa maksimalet – ndërmjet 3 dhe 8°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva