Artikull
Për shefin e mbrojtjes, 2.5% e PBB‑së nuk mjaftojnë për modernizimin e ushtrisë
Martë 24 Shkurt 2026 12:55
Martë, 24 Shkurt 2026, 12:55
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Duhet të vazhdojë puna mbi projektet tashmë
të miratuara nga Komisioni Evropian, sipas instrumentit SAFE, për riarmatosjen
e ushtrisë bullgare, tha presidentja Iliana Jotova pas konferencës vjetore të
shefit të mbrojtjes. Jotova kujtoi se SAFE është një hua dhe se ka qenë e
rëndësishme që industria e mbrojtjes të ketë pjesë më të madhe dhe rol më aktiv
në program, e jo të merren projekte nga regjistri i Agjencisë Evropiane të
Mbrojtjes. Kjo tashmë është vendosur dhe tani duhet të gjejmë mënyrën më të
mirë për zbatimin e tijj, shtoi ajo.
Me 2.5% të PBB‑së për shpenzime të mbrojtjes nuk mund të ndërtojmë Forca të Armatosura që t’i përgjigjen mjedisit bashkëkohor të sigurisë, deklaroi shefi i mbrojtjes, admirali Emill Eftimov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva