LAJME

Artikull

Grupe nga Evropa, Azia dhe Afrika marrin pjesë në “Kukerlandia‑2026” në Jamboll

Mërkurë, 25 Shkurt 2026, 05:05

Grupe nga Evropa, Azia dhe Afrika marrin pjesë në “Kukerlandia‑2026” në Jamboll

FOTO: yambol.bg

Madhësia e shkronjave

Grupe maskarade nga Bullgaria, Kameruni, Gana, Rumania, Turqia, Greqia dhe Japonia mbërrijnë në Jamboll për edicionin e 27‑të të Festivalit Ndërkombëtar të Maskaradës “Kukerlandia”, i cili do të zhvillohet nga 25 shkurti deri më 1 mars 2026. Gjatë pesë ditëve, qyteti do të presë mbi 7500 pjesëmarrës dhe mijëra spektatorë nga mbarë vendi. Programi përfshin festën folklorike për fëmijë “Unë jam kukerçe” më 26 shkurt, një paradë karnavalesh për të vegjël e të rritur më 27 shkurt dhe më 28 shkurt e 1 mars – defile garuese.

Ngjarja përfshin program folklorik, ekspozita, punëtori krijuese dhe panaire tregtare. Festivali organizohet nga bashkitë Jamboll dhe Tunxha me mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes programit NextGenerationEU.

 

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva