LAJME

Artikull

Partitë dhe koalicionet tashmë mund të regjistrohen për pjesëmarrje në zgjedhje

Martë, 24 Shkurt 2026, 18:18

Partitë dhe koalicionet tashmë mund të regjistrohen për pjesëmarrje në zgjedhje

FOTO: BNT

Madhësia e shkronjave

Që nga sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) fillon të pranojë dokumente për regjistrimin e partive dhe koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të caktuara për 19 prill. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për regjistrim është 4 marsi.

Nga 17 marsi, pjesëmarrësit në zgjedhje mund të regjistrojnë listat e tyre. Në mbledhjen e parë, qeveria teknike e Andrej Gjurov miratoi 65 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva