MUZIKË

Artikull

“Balkan Surprise” në BNR me koncertin e parë në Bullgari

Mërkurë, 25 Shkurt 2026, 06:00

“Balkan Surprise” në BNR me koncertin e parë në Bullgari

FOTO: In The Mood Jazz Club

Madhësia e shkronjave

Festa e radhës muzikore do të zhvillohet më 26 shkurt në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare, ku formacioni ndërkombëtar "Balkan Surprise" do të mbajë koncertin e tij të parë në Bullgari së bashku me Big Bandin e Radios nën drejtimin e Antoni Donçevit.

Ideja për këtë surprizë ballkanike është e pianistit Vasill Spasov dhe trompetistit Mihaill Josifov, të cilët krijojnë konceptin dhe repertorin e projektit. Atyre u bashkohen trombonisti grek Antonis Andreu, kontrabasisti Kimon Karaudzos dhe Aleksandros Drakos Ktistakis në instrumente goditëse. Takimi i parë i "Balkan Surprise" me publikun bullgar vjen pas koncertit të tyre të suksesshëm në sallën e mbushur plot “Olimpia – Maria Kallas”, së bashku me Big Bandin e Athinës.

"Balkan Surprise" e interpreton traditën muzikore ballkanike përmes prizmit të xhazit modern, siç dëgjohet në kompozimin e Vasill Spasovit që i ka dhënë edhe emrin formacionit – “Balkan Surprise”.


Redaktoi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva