Artikull
Bullgaria do të ketë një rol kyç në transportin e gazit të lëngshëm
Mërkurë 25 Shkurt 2026 09:15
Mërkurë, 25 Shkurt 2026, 09:15
FOTO: me.government.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria ka mundësinë
reale të shndërrohet në një qendër kryesore rajonale për shpërndarjen dhe tranzitin
e gazit, njoftoi Ministria e Energjisë pas pjesëmarrjes së ministrit teknik
Trajço Trajkov në Samitin Transatlantik për Sigurinë e Furnizimit me Gaz, i
cili u zhvillua në Uashington më 24 dhe 25 shkurt.
Sipas Trajkov, Bullgaria
mund të ketë një rol kyç në transportin e gazit natyror të lëngshëm nga SHBA
drejt Ukrainës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Kjo do të
diversifikojë furnizimet dhe do të hapë mundësi për investime shtesë në rrjetin
kombëtar të transmetimit të gazit nga Greqia drejt Rumanisë.
Në forum, ministrat e energjisë të 12 shteteve evropiane dhe SHBA nënshkruan një deklaratë të përbashkët. Parashikohen konsultime të rregullta shtetërore, koordinim mes operatorëve të gazit dhe rregullatorëve, si dhe veprime të përbashkëta për ndërtimin e një tregu transparent të gazit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva