Artikull
Do të vonohet dorëzimi i avionëve të rinj F‑16 nga SHBA
Mërkurë 25 Shkurt 2026 10:19
Mërkurë, 25 Shkurt 2026, 10:19
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Tetë avionët e dytë
luftarakë F‑16 për Forcat Ajrore të Bullgarisë do të vonohen me një vit. Këtë e
tha ministri teknik i mbrojtjes Atanas Zaprjanov.
“Nuk mund të arrijnë
kapacitetin e nevojshëm të prodhimit. Lockheed Martin duhet të prodhojë nga 4
avionë në muaj, ndërsa aktualisht prodhon vetëm 3. Në fakt, nuk do të mund ta
përfundojmë porosinë deri në vitin 2027”, shpjegoi Zaprjanov.
Pritej që avionët të
mbërrinin pranë Plovdivit deri në fund të vitit 2027. Marrëveshja u nënshkrua
në vitin 2022 për gati 2.5 miliardë euro. Pagesat kryhen me këste, por këtë
vit, për shkak të mungesës së një buxheti të rregullt shtetëror, do të kërkohet
shtyrja e një pjese të këstit. Atanas Zaprjanov tha se në negociatat për këtë
do të përdoret si argument vonesa e dorëzimit.
Ministri teknik theksoi se në zgjatjen e dytë të buxhetit do të kërkojë që parlamenti t’i japë qeverisë leje të nënshkruajë marrëveshjen e huasë sipas mekanizmit evropian për investime ushtarake SAFE. KE ka miratuar për financim 9 projekte bullgare me vlerë 3.2 miliardë euro.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva