Artikull
Me kërkesë të Izraelit janë zhvilluar konsultime mes diplomatëve të parë
Mërkurë 25 Shkurt 2026 11:22
Mërkurë, 25 Shkurt 2026, 11:22
FOTO: mfa.bg
Madhësia e shkronjave
Me iniciativë të Ministrit
të Jashtëm të Shtetit të Izraelit, Gideon Sa’ar, më 24 shkurt është zhvilluar
një bisedë telefonike me Ministren teknike të Jashtme, Nadezhda Nejnski,
njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në Sofje.
Të dy kanë diskutuar
marrëdhëniet dypalëshe në fushën e ekonomisë dhe teknologjive të larta. Është
bërë gjithashtu një shqyrtim i situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme.
Ministri Sa’ar ka përshëndetur politikën aktive të Bullgarisë për angazhimin në
përpjekjet e drejtuara paqes në pikat konfliktuale të rajonit, përfshirë edhe
në kuadër të Planit për paqësimin dhe rindërtimin e Gazës.
Ministri Sa’ar ka uruar ministren Nejnski për marrjen sërish të detyrës si ministre e jashtme dhe i ka adresuar një ftesë që ajo të vizitojë Izraelin në një të ardhme të afërt.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva