Artikull
Parashikimi i motit për 26 shkurtin
Moti i ngrohtë i shkurtit vazhdon, reshje të izoluara në juglindje
Mërkurë 25 Shkurt 2026 19:30
Mërkurë, 25 Shkurt 2026, 19:30
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të enjten temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 2 dhe 3°. Për Sofjen pritet që në mëngjes të jetë 0°. Gjatë ditës vranësirat do të shpërndahen dhe do të pakësohen, dhe në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare nga veriu–verilindja, e cila gjatë ditës do të kthehet nga veriu–veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë Jugperëndimore deri në 12°. Në kryeqytet rreth 7°.
Në bregdetin e Detit të Zi para mesditës vranësirat do të jenë të dendura dhe në pjesën jugore të bregdetit do të ketë reshje shiu. Pasdite vranësirat do të shpërndahen dhe do të pakësohen, duke dominuar moti me diell. Do të fryjë erë mesatare nga veriu–verilindja, e cila gradualisht do të kthehet nga veriu–veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 6 deri në 10°. Uji i detit është 5–7°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2–3 ballë.
Në male vranësirat do të jenë të dendura dhe para mesditës do të ketë reshje bore. Pasdite reshjet do të pushojnë dhe vranësirat do të shpërndahen. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu–verilindja. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 0°, ndërsa në 2000 m rreth minus 5°.
Të premten moti do të jetë kryesisht me diell dhe pothuajse i qetë ose me erë të lehtë lindore. Në mëngjes në ultësira dhe lugina dukshmëria do të jetë e reduktuar. Temperaturat minimale kudo do të jenë negative, ndërsa ato maksimale ndërmjet 8 dhe 13°. Në mbrëmje nga veriperëndimi do të shfaqen vranësira të larta dhe mesatare.
Në Ballkan, në perëndim moti do të mbetet me diell, ndërsa nga verilindja e gadishullit vranësirat do të shtohen. Vetëm në disa zona të izoluara do të ketë reshje të dobëta. Me erën verilindore do të depërtojë një masë e re ajri të ftohtë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva