LAJME

Artikull

Bullgaria po hyn në fazën përfundimtare të Korridorit Vertikal të Gazit

Mërkurë, 25 Shkurt 2026, 18:07

Bullgaria po hyn në fazën përfundimtare të Korridorit Vertikal të Gazit

FOTO: Ministria e Energjisë

Madhësia e shkronjave

Bullgaria është në prag të përfundimit të fazave kyçe të ndërtimit të Korridorit Vertikal të Gazit në territorin e saj. Deri në fund të vitit 2026 pritet të futen në funksion dy nga projektet e planifikuara në kuadër të nismës që lidh infrastrukturën e gazit nga jugu në veri dhe krijon mundësi për transport të gazit të lëngshëm, përfshirë edhe nga SHBA, nga Greqia drejt Ukrainës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Këtë e deklaroi ministri teknik i energjisë Trajço Trajkov në një takim ministror në Uashington, kushtuar sigurisë dhe diversifikimit të furnizimit me gaz në rajon. Aktualisht po zbatohen projekte për rritjen e kapacitetit në pikat kyçe ndërkufitare Kullata/Sidirokastro (Bullgari/Greqi) dhe Negru Voda/Kardam (Rumani/Bullgari), njofton Ministria e Energjetikës.

Në vitin 2027 pritet që me kapacitet të rritur të hyjnë në funksion edhe pikat ndërkonektuese në Stara Zagora dhe Komotini (Greqi). Përveç rolit strategjik për diversifikimin e burimeve, projektet do t’u ofrojnë tregtarëve të gazit natyror më shumë fleksibilitet në menaxhimin e furnizimeve dhe qasje në tregje të reja.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva