Artikull
Peshëngritësi Karlos Nasar sërish është sportisti më i mirë i Bullgarisë
Enjte 26 Shkurt 2026 10:58
Enjte, 26 Shkurt 2026, 10:58
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Për vitin e dytë radhazi, kampioni olimpik, botëror dhe evropian në ngritje peshe Karlos Nasar fitoi çmimin “Sportisti i vitit”. Pas tij u renditën shpresa e re e volejbollit Aleksandër Nikollov dhe skiatori Allbert Popov.
Dhjetëshen e plotësuan
snoubordisti Tervell Zamfirov, piloti i automobilizmit Nikolla Collov,
volejbollisti Simeon Nikollov, tenisti Ivan Ivanov, gjimnastja Stilijana
Nikollova, atleti Bozhidar Sarëbojukov dhe basketbollisti Aleksandër Vezenkov.
Ekipi i vitit u shpall kombëtarja e volejbollit për meshkuj, e cila fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror në Filipine. Trajneri i tyre, Gianlorenzo Blengini, u vlerësua si trajneri më i mirë.
“Ceremoni e shkëlqyer, një përzierje gëzimi, lotësh dhe buzëqeshjesh, dhe një urim për shumë suksese për sportistët bullgarë. Në vitet e fundit ata na bënë bullgarë krenarë dhe na bënë të besojmë në sportin bullgar, bënë që shumë njerëz në mbarë botën të flasin për ta. Të rinjtë nga e gjithë bota i imitojnë. Ne duhet t’u krijojmë kushte”, deklaroi në ceremoni Presidentja Ilijana Jotova, e cila i dorëzoi çmimin sportistit numër 1 të Bullgarisë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva
- #atletikë
- #basketboll
- #volejboll
- #gjimnastikë ritmike
- #Stilijana Nikollova
- #ski
- #Karlos Nasar
- #snowboard
- #peshëngritje
- #Aleksandër Vezenkov
- #peshëngritës
- #Allbert Popov
- #Tervell Zamfirov
- #Nikolla Collov
- #Gianlorenzo Blengini
- #Aleksandër Nikollov
- #Simeon Nikollov
- #Ivan Ivanov
- #tenis
- #Bozhidar Sarëbojukov
- #sportisti më i mirë i Bullgarisë
- #kombëtarja e volejbollit për meshkuj
- #trajneri më i mirë i Bullgarisë
- #ekipi i vitit
- #snoubord
- #automobilizëm