LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 27 shkurtin

Një ditë me diell dhe e ngrohtë për stinën

Enjte, 26 Shkurt 2026, 19:30

Parashikimi i motit për 27 shkurtin

FOTO: Radio Bullgaria

Madhësia e shkronjave

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 3° dhe 2°, në Sofje – rreth minus 2°.

Të premten moti do të jetë kryesisht me diell, do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi lindor. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 7° dhe 12°, në Sofje – rreth 9°.

Në male moti do të jetë kryesisht me diell, pasdite mbi masivet e Bullgarisë Jugperëndimore do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veri-verilindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 3°, në 2000 m – rreth minus 3°.

Në bregdet moti do të jetë kryesisht me diell, pasdite me shtim të përkohshëm të vranësirave. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi lindor. Temperaturat maksimale do të jenë 6°-8°, ndërsa temperatura e ujit të detit – 5°-7°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva