Artikull
5 parti me siguri do të jenë në parlamentin e ardhshëm
Enjte 26 Shkurt 2026 15:54
Enjte, 26 Shkurt 2026, 15:54
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Formacioni
me të cilinish-Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë në
zgjedhjet e parakohshme do të fitonte 33.7% të votave të njerëzve, dhe në
parlament me siguri do të hyjnë 5 parti.
Edhe dy të tjera – BSP dhe MEÇ – kanë potencialin të kapërcejnë pragun prej 4 për qind, sipas
sondazhit të fundit të Qendrës për Analiza dhe Marketing.
GERB-SDS do të jetë forca e dytë
politike me 19%, PP-DB me 13%, DPS-Fillim i Ri me 10.3%, ndërsa Vëzrazhdane me 8%.
Hulumtimi është kryer në periudhën 17–24 shkurt ndër 1010 të rritur dhe është realizuar me fondet e veta të Qendrës për Analiza dhe Marketing, njoftoi drejtori i saj, Julij Pavllov. Sipas tij, Radev mund të ketë midis 80 dhe 100 deputetë në parlamentin bullgar me 240 anëtarë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva