LAJME

Artikull

Radio “Evropa e Lirë” pezullon shërbimet në Bullgari dhe Rumani

Enjte, 26 Shkurt 2026, 16:38

Radio “Evropa e Lirë” pezullon shërbimet në Bullgari dhe Rumani

FOTO: Martin Divisek / EPA-EFE

Madhësia e shkronjave

Radio "Evropa e Lirë/Radio Liberty" (RFE/RL) njoftoi se do të mbyllë shërbimet e saj në Bullgari dhe Rumani më 31 mars për shkak të shkurtimeve të buxhetit. Presidenti i kompanisë, Steve Capus, vlerësoi punën e ekipit bullgar dhe tha se vendimi është marrë vetëm për shkaqe financiare.

Sipas drejtorit të shërbimit bullgar, Ivan Bedrov, po punohet për vazhdimin e veprimtarisë në Bullgari edhe pas mbylljes, raporton Redaksia Bullgare e Radios "Evropa e Lirë".

Të mërkurën, Capus njoftoi në X se vendimi për të mbyllur shërbimet në Bullgari dhe Rumani nuk u mor lehtë dhe u bë i nevojshëm për shkak të "sfidave të vazhdueshme buxhetore".

"Jemi krenarë për gazetarinë e palëkundur dhe të ekuilibruar të prodhuar nga “Evropa e Lirë” dhe “Europa Liberă România” që nga kthimi i tyre në Bullgari dhe Rumani në vitin 2019, dhe jemi mirënjohës ndaj këtyre ekipeve për përkushtimin e tyre ndaj audiencës", shkroi Capus.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva