Artikull
Shtunë 28 Shkurt 2026 07:00
Shtunë, 28 Shkurt 2026, 07:00
FOTO: Facebook/Kopshti Botanik - Akademia Bullgare e Shkencave
Madhësia e shkronjave
Në Kopshtin Botanik të Akademisë Bullgare të Shkencave deri më 8 mars mund të shihet një ekspozitë e veçantë kushtuar orkideve – këto lule të bukura janë simbol i bukurisë dhe elegancës së rrallë.
Koleksioni i orkideve i Akademisë Bullgare të Shkencave paraqet jo vetëm shumëllojshmërinë dhe bukurinë individuale të luleve të llojeve të ndryshme, por jep edhe informacion se cilave gjini u përkasin orkidetë e rritura në kushte shtëpie. Vizitorët do të mund të këshillohen se si të kujdesen për bimët e bukura, si edhe për substratet, plehrat dhe plehërimin e orkideve.
FOTO: Facebook/Kopshti Botanik - Akademia Bullgare e Shkencave
Më të shumtat në koleksionet e Kopshtit Botanik të Akademisë Bullgare të Shkencave janë orkidetë salep – familja më e madhe bimore në botë. Botanistët kultivojnë gjithashtu dendrobiume, cymbidiume, cattleya dhe orkide të tjera interesante që aktualisht janë në lulëzim.
Po lulëzojnë gjithashtu azale, kamelia, anthuriume, strelitzia dhe bimë të tjera, theksojnë studiuesit e botës bimore.
FOTO: Facebook/Kopshti Botanik - Akademia Bullgare e Shkencave
Shihni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski