Artikull
Premte 27 Shkurt 2026 09:50
Premte, 27 Shkurt 2026, 09:50
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Nuk ka arsye për shqetësim lidhur
me furnizimin me karburante në tregun bullgar dhe çmimet e tyre, theksohet në
faqen zyrtare të "Lukoil Bulgaria". Shoqëritë e "Lukoil" në
Bullgari vazhdojnë punën në regjim normal nën drejtimin e përfaqësuesit të
posaçëm tregtar të emëruar, Rumen Specov, thuhet në njoftim.
Deklarata vjen pasi kompania "Litasco", e regjistruar në Zvicër, anëtare e grupit "Lukoil" dhe aksionere në "Lukoil Neftohim Burgas" dhe "Lukoil Bulgaria", njoftoi se më 19 shkurt i ka dërguar autoriteteve bullgare një njoftim për të kërkuar arbitrazh ndërkombëtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve investuese.
Në nëntor, për shkak të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga SHBA dhe BE, parlamenti bullgar vendosi administrim të jashtëm në shoqëritë bullgare të "Lukoil". Disa ditë më vonë, "Lukoil" deklaroi se rezervon të drejtën të kërkojë mbrojtje gjyqësore për të drejtat dhe interesat e saj të ligjshme në Bullgari.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva