LAJME

Artikull

Të rinjtë kanë pak interes për politikën dhe i frikësohen luftës

Premte, 27 Shkurt 2026, 10:51

Të rinjtë kanë pak interes për politikën dhe i frikësohen luftës

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të rinjtë në Bullgari ndiejnë se jetojnë në pasiguri. Frika më e madhe është kujdesi shëndetësor i dobët dhe një konflikt i mundshëm ushtarak. Vajzat janë më të shqetësuara se djemtë, tha Lea Vajsova, sociologe në Universitetin e Sofjes, gjatë prezantimit të një studimi të Fondacionit “Friedrich Ebert” dhe IPSOS, i kryer në vitin 2024 në 12 vende të Evropës Juglindore.

Vajzat shqetësohen se mos bëhen viktima të dhunës në familje ose të sulmohen jashtë. Të rinjtë duan së pari të kenë fëmijë dhe planifikojnë të bëhen prindër. Dallimi është se vajzat presin të përfundojnë arsimin e lartë para kësaj, shtoi Lea Vajsova.

Sa i përket vlerave, të rinjtë u japin përparësi të drejtave të njeriut, sigurisë dhe mirëqenies ekonomike. Djemtë janë shumë më këmbëngulës për demokracinë dhe sundimin e ligjit, por në rrethana të caktuara ata do të mbështesnin një udhëheqës të fortë dhe do të sakrifikonin disa liri civile për një standard më të lartë jetese. Studimi regjistroi interes të ulët të të rinjve për politikën. Shumica e vajzave nuk ndihen të përfaqësuara në politikë.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva