Artikull
Premte 27 Shkurt 2026 12:08
Premte, 27 Shkurt 2026, 12:08
Kryetari i Sekretariatit të Përbashkët në Kjustendill, Toni Jakimovski
FOTO: BTA - arkiv
Madhësia e shkronjave
Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike fillon më 5 mars në Bllagoevgrad dhe më 6 mars në Kjustendil një seri takimesh me palët e interesuara për përgatitjen e programeve të reja evropiane të bashkëpunimit territorial për periudhën 2028–2034, raportoi BTA.
Qëllimi i konsultimeve është që përfaqësuesit e komuniteteve lokale - administratat publike, institucionet kulturore, organizatat joqeveritare dhe të biznesit - të njihen me versionet e para të dokumenteve strategjike dhe prioriteteve për periudhën e re të programimit.
Bullgaria të vazhdojë pjesëmarrjen e saj në gjithsej 12 programe Interreg - si Autoritet Menaxhues i programeve me Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë, si Autoritet Kombëtar i programeve me Rumaninë dhe Greqinë, si dhe si pikë kontakti kombëtare për programet "Pellgu i Detit të Zi", "Rajoni i Danubit", "Euromed", "Interreg Europe", "Urbact", "Espon" dhe "Interact".
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva