LAJME

Artikull

Parlamenti miratoi kujdesin e UNESCO-s për Qendrën për Arkeologji Nënujore

Premte, 27 Shkurt 2026, 12:33

Parlamenti miratoi kujdesin e UNESCO-s për Qendrën për Arkeologji Nënujore

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Parlamenti miratoi unanimisht, në lexim të parë dhe të dytë në një seancë, Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) për transferimin e Qendrës për Arkeologji Nënujore në Sozopoll nën kujdesin e organizatës botërore.

Kështu, qendra bullgare, e cila është e kategorisë 2 nën mbështetjen e UNESCO-s, do të jetë përgjegjëse për studimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore nënujore dhe botërore në rajonet e Detit të Zi dhe Danubit të Poshtëm.

Qendra Bullgare për Arkeologji Nënujore është e para në Evropën Lindore që nga vitet 1960 dhe është e para për të gjithë Bregun e Detit të Zi. Institucioni ndihmon në ndërtimin e rrjeteve të ekspertëve dhe trajnimin e atyre që janë të interesuar në ruajtjen e trashëgimisë nënujore, si dhe në nisma të ndryshme të përbashkëta në vendet e rajonit të Detit të Zi dhe nga rajone të tjera me të cilat ka lidhur memorandume mirëkuptimi ose bashkëpunimi.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva