LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për fundjavën

Mot me diell në Ditën e Todorit dhe në Ditën e Gjyshes Marta

Premte, 27 Shkurt 2026, 19:25

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë midis minus 5 dhe 0°. Për Sofjen, në mëngjes pritet të jetë minus 3°. Në mëngjes do të ketë ende vranësira të konsiderueshme mbi rajonet lindore, të cilat do të ulen deri në mesditë dhe kudo do të vendoset mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Bullgarinë Jugperëndimore –deri në 15°. Në kryeqytet, do të jetë rreth 11°. 

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi në mëngjes do të ketë vranësira të konsiderueshme të ulëta, të cilat do të ulen deri në mesditë dhe pasdite do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e moderuar nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 6 deri në 7°. Uji i detit është nga 4 deri në 7°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2-3 ballë. 

Në male do të jetë kryesisht me diell. Do fryjë erë mesatare, dhe në pjesët më të larta - përkohësisht e fortë nga lindja-verilindja. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 5°, në 2000 m do të jetë minus 2°. 

Të dielën do të mbetet kryesisht me diell gjatë ditës, në rajonet lindore me erë të dobët verilindore. Në pjesën tjetër të vendit moti do të jetë i qetë, para mesditës përgjatë bregdetit të Detit të Zi dhe në disa vende në ultësira dhe lugina do të ketë vranësira të ulëta, ose mjegull. Temperaturat do të fillojnë të rriten.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva