EKONOMI

Artikull

Brenda një viti, borxhi i jashtëm i vendit është rritur me mbi 7 miliardë euro

Premte, 27 Shkurt 2026, 13:24

Brenda një viti, borxhi i jashtëm i vendit është rritur me mbi 7 miliardë euro

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Borxhi publik i Bullgarisë që nga 31 dhjetori 2025 ka arritur në 31.428 miliardë euro. Shuma përfshin borxhin e brendshëm dhe të jashtëm. Kësaj pyetjeje iu përgjigj Ministri i Financave në detyrë Georgi Klisurski në kontrollin parlamentar të një pyetjeje nga deputetët e Aleancës për të Drejtat dhe Liritë. 

Shuma e borxhit publik të jashtëm është 25.374.000 euro që nga 31 dhjetori 2025. Rritja krahasuar me një vit më parë është 7.249 miliardë, kur ishte 18.124 miliardë euro. Deri në fund të vitit 2025, borxhi i jashtëm ishte 22% e PBB-së, ndërsa deri në fund të vitit 2024 ishte 17.3 për qind e PBB-së. Ka një rritje prej 4.6% për një vit kalendarik, tregojnë statistikat.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva