Artikull
Premte 27 Shkurt 2026 16:42
Premte, 27 Shkurt 2026, 16:42
Ministri në detyrë Trajço Trajkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Dhjetëra milionë euro janë humbjet për Centralin Atomik “Kozlloduj”.
Arsyeja për këtë janë zgjidhjet teknike të pasuksesshme gjatë riparimeve të
njësive të centralit. Kjo u njoftua nga Ministri në detyrë i Energjisë Trajço
Trajkov. Problemet e centralit tonë të vetëm bërthamor lindën pas zëvendësimit
të një pajisjeje membranore mbrojtëse të një ndarësi të mbingrohësit me avull
të turbinës së njësisë 6 me një membranë të prodhuar në Bullgari, e cila nuk
është një pjesë origjinale nga prodhuesi rus i teknologjisë. Kjo çoi në një
seri "riparimesh të riparimeve" dhe mbylljen e njësisë.
"Po, është e vërtetë që furnizimi i pjesëve duhet të jetë në përputhje me regjimin e sanksioneve kundër Rusisë", tha Trajkov. Sipas tij, megjithatë, ishte e mundur të ndërmerreshin hapa në mënyrë që ky problem të kapërcehej dhe të mund të përdoreshin pjesët origjinale. "Ai që e lejoi këtë të ndodhte do të marrë përgjegjësi", siguroi Trajkov.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva