EKONOMI

Artikull

Guvernatori i BNB-së: Euroja nuk është një garanci e pavarur stabiliteti

Premte, 27 Shkurt 2026, 18:11

Dimitër Radev

Dimitër Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Euroja nuk është një garanci e pavarur stabiliteti. Është një kornizë që i bën më të dukshme si pikat e forta, ashtu edhe dobësitë e sistemit. Muajt ​​e parë tregojnë se sektori bankar në Bullgari hyri në këtë kornizë i përgatitur. Kjo u njoftua me rastin e adoptimit të euros nga vendi ynë nga 1 janari 2026 nga Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në buletinin tremujor të Shoqatës së Bankave në Bullgari, të botuar në faqen e internetit të BNB-së. Nuk ka tronditje në rrezikun e kreditit ose në cilësinë e portofoleve bankare që janë pasojë e futjes së euros. Rregullimet fillestare të çmimeve janë të kufizuara dhe korrespondojnë me përvojën e vendeve të tjera, përmbledh Radev.

"Që tani e tutje, stabiliteti do të varet nga puna e përditshme - nga cilësia e menaxhimit, nga mbikëqyrja efektive dhe nga përgjegjësia profesionale e të gjithë pjesëmarrësve", shkruan Radev.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva