Artikull
Shtunë 28 Shkurt 2026 17:23
Shtunë, 28 Shkurt 2026, 17:23
Godina e MPJ-së në Sofje
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në lidhje me përshkallëzimin ushtarak midis Izraelit dhe Iranit, Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme po monitoron situatën 24 orë në ditë.
"U bëjmë thirrje qytetarëve bullgarë në rajon të qëndrojnë të qetë dhe vigjilentë, të qëndrojnë në shtëpi dhe t'u përmbahen në mënyrë strikte udhëzimeve të autoriteteve lokale, si dhe të monitorojnë mesazhet në faqet e internetit të ambasadave bullgare dhe MPJ-së" - thuhet në një mesazh në faqen e internetit të Ministrisë.
Me udhëzime të Ministres së Punëve të Jashtme Nadezhda Nejnski, është formuar një Shtab Krizash. Ministria mban kontakt të vazhdueshëm me të gjitha misionet diplomatike bullgare në rajon, si dhe me partnerët dhe aleatët e saj.
Qytetarët bullgarë në Izrael janë thirrur të zbatojnë rreptësishtë udhëzimet e autoriteteve lokale në rast alarmi dhe thirrjeve për përdorimin e strehimoreve në rast të sulmeve të mundshme kundër vendit.
Sipas udhëzimeve të MPJ-së, punonjësit në misionet diplomatike bullgare në rajon dhe familjet e tyre po respektojnë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.
Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva