LAJME

Artikull

Ideja kombëtare bashkon mbi 3/4 e bullgarëve

Hënë, 2 Mars 2026, 11:08

Ideja kombëtare bashkon mbi 3/4 e bullgarëve

FOTO: rctrend.bg

Madhësia e shkronjave

Identiteti kombëtar është kryesor për bullgarët dhe traditat, historia dhe gjuha mbeten faktorë bashkues, tregon një studim i agjencisë “Trend”, i porositur nga 24chasa.bg.

Pyetjes “Si e përcaktoni veten?” – 83% i përgjigjen “bullgar”, 9% e shohin veten si “evropianë”, 4% si “ballkanas”, ndërsa 3% si “qytetarë të botës”.

Kur duhet të tregojnë me çfarë ndihen më të lidhur, 47% zgjedhin Bullgarinë, 30% qytetin, ose fshatin e tyre, 12% rajonin e tyre, dhe 7% Evropën.

Faktorët kryesorë bashkues për bullgarët janë kryesisht traditat – 71%, historia – 69% dhe gjuha bullgare – 57%.

Identiteti dhe kultura bullgare konsiderohen të rrezikuara nga rreth 60% e të anketuarve; për 42% “kultura bullgare është më tepër e rrezikuar”, ndërsa për 18% ajo është shumë e rrezikuar.

Dy të tretat e bullgarëve thonë se ndihen më të lidhur me kulturën bullgare gjatë festave kombëtare.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva