Artikull
Hënë 2 Mars 2026 11:52
Hënë, 2 Mars 2026, 11:52
Jordan Bozhillov
FOTO: nova.bg
Madhësia e shkronjave
Ushtarakët bullgarë konsiderojnë se rreziku për Bullgarinë vjen nga lufta në Ukrainë, dhe jo nga ajo në Iran. Këtë e deklaroi zëvendësministri i mbrojtjes, Jordan Bozhillov, për “Nova Televizija”.
“Sidoqoftë, rreziku kryesor për Evropën është lufta që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës. Për këtë arsye, në territorin e vendeve të krahut lindor të NATO-s, përfshirë Bullgarinë, janë vendosur forca të aleancës. Në Bullgari ka një strukturë të udhëhequr nga Italia dhe po zbatohen masa për rritjen e vigjilencës”, tha Bozhillov.
Ai komentoi shqetësimet se prania ushtarake e avionëve transportues amerikanë mund ta kthejë Aeroportin e Sofjes në një objektiv të mundshëm ushtarak. “Shërbimet e sigurisë deklaruan qartë se nuk ka informacion për rrezik të shtuar. Aeroporti funksionon normalisht. Informata se është mbyllur për qëllime ushtarake nuk është e vërtetë. Mbyllja lidhej me punime riparimi”, tha zëvendësministri i mbrojtjes.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva