Artikull
Rumen Radev do të marrë pjesë me një koalicion në zgjedhjet parlamentare
Hënë 2 Mars 2026 17:47
Hënë, 2 Mars 2026, 17:47
Rumen Radev
FOTO: Facebook/Rumen Radev
Madhësia e shkronjave
Formacioni me të cilin Presidenti Rumen Radev (2017-2026) do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare më 19 prill është regjistruar për pjesëmarrje. Koalicioni, i quajtur "Bullgaria Progresive", përfshin tre parti: "Social Demokratët", "Partia Social Demokratike" dhe "Lëvizja Populli Ynë".
Më 19 janar, Rumen Radev paraqiti dorëheqjen e tij si President i Bullgarisë, dhe pas pranimit të saj nga Gjykata Kushtetuese, posti i kreut të shtetit u mor nga zëvendëspresidentja Ilijana Jotova.
Sot, 2 mars, partia "Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë" e Deljan Peevskit dhe "BSP - E Majta e Bashkuar" me udhëheqësin e ri socialist Krum Zarkov gjithashtu dorëzuan dokumentet e tyre të regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Nënshkrime për pjesëmarrje në zgjedhjet e 19 prillit po mbledh edhe Lëvizja Qytetare “Sijanie” ("Shkëlqim") e Nikollaj Popov - babai i 12-vjeçares Sijana, e cila vdiq në një aksident me makinë, vdekja e së cilës shkaktoi një numër protestash në vend. Lëvizja do të marrë pjesë në zgjedhje në një koalicion me VOLT Bullgaria dhe “Shoqërinë për një Bullgari të Re”. Regjistrimi i saj në KQZ është planifikuar për 3 marsin, njoftoi BNR "Horizont".
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva