Artikull
Martë 3 Mars 2026 10:03
Martë, 3 Mars 2026, 10:03
FOTO: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Rumani
Madhësia e shkronjave
Një ceremoni për festën kombëtare të Bullgarisë, 3 Marsin, u mbajt të hënën përpara Monumentit të Gjuetarëve në Ploieşti të Rumanisë. Ky është një monument i ngritur në nder të mijëra vullnetarëve rumunë nga rajoni që iu bashkuan trupave ruse dhe vullnetarëve bullgarë (të ashtuquajturat opëllçenas) në vitin 1877, njoftoi Ambasada e Bullgarisë në Rumani. Ngjarja filloi me himnet kombëtare të dy vendeve fqinje dhe një shërbesë të përbashkët kishtare.
Delegacioni bullgar vizitoi gjithashtu Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Prahova, ku u prit me himnin bullgar, të interpretuar nga muzikantë të Filarmonisë së Ploieştit.
"Ceremonia e sotme është simbolike sepse tregon lidhjet e gjata midis bullgarëve dhe rumunëve. Ato janë të rrënjosura në të kaluarën. Është e natyrshme që popujt tanë kanë qenë së bashku për shekuj. Sot po e rizbulojmë veten, po e njohim më mirë njëri-tjetrin dhe po shikojmë së bashku drejt së ardhmes", tha Ambasadori bullgar Radko Vllajkov.
Ai theksoi se sheh një ndryshim në mentalitetin e shoqërisë
bullgare dhe rumune, sepse zhvillimi demokratik i ka takuar përsëri të dy
vendet.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Rumani