LAJME

Artikull

SHBA-të përgëzojnë popullin bullgar për Çlirimin

Martë, 3 Mars 2026, 10:58

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Sekretari i Shtetit Marco Rubio përgëzoi Bullgarinë. "Në emër të Shteteve të Bashkuara, uroj popullin e Bullgarisë për festën tuaj kombëtare, 3 Mars. Sot bashkohemi me ju në festimin e 148 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë", thuhet në fjalimin e urimit.

Më parë, Ministrja e Jashtme në detyrë Nadezhda Nejnski dhe H. Martin McDowell, ambasadori në detyrë i SHBA-së në Bullgari, diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe Iran. Fokusi ishte në garancitë e sigurisë për Evropën në rast të një përshkallëzimi të konfliktit, raporton faqja e internetit e Ministrisë së Jashtme.

Ministrja në detyrë Nadezhda Nejnski dhe H. Martin McDowell, ambasadori në detyrë i SHBA-së

FOTO: MPJ

Neinski ngriti gjithashtu çështjen e heqjes së vizave për bullgarët që vizitojnë Shtetet e Bashkuara. Të dy palët shprehën një dëshirë të përbashkët për të thelluar marrëdhëniet në fushat e teknologjisë, mbrojtjes dhe energjisë. Ministrja theksoi nevojën për një përjashtim për Lukoil deri në përfundimin me sukses të negociatave të shitjes. Bullgaria ka shprehur interes për t'u bashkuar me iniciativën Pax Silica në kontekstin e bashkëpunimit në fushën e teknologjive të larta, inteligjencës artificiale dhe qendrave të të dhënave.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva