LAJME

Artikull

Reaktori 6 i Centralit Atomik “Kozlloduj” mbyllet për riparime jo-bërthamore

Martë, 3 Mars 2026, 11:42

Reaktori 6 i Centralit Atomik “Kozlloduj” mbyllet për riparime jo-bërthamore

FOTO: Centrali Atomik "Kozlloduj"

Madhësia e shkronjave

Njësia 6 e Centralit Atomik “Kozlloduj” është mbyllur për herë të tretë për të zëvendësuar turbinat me membranë mbrojtëse të vendosura në pjesën konvencionale, jo-bërthamore të njësisë. Kjo u raportua nga faqja zyrtare e internetit e centralit atomik, duke specifikuar se mbyllja u krye më 3 mars.

Pajisjet e reja që do të instalohen janë bërë nga materiale të ngjashme me ato origjinale. Testet e kryera në laboratorë të pavarur vërtetojnë se materialet e përdorura kanë cilësitë e nevojshme. Njësia e pestë bërthamore po funksionon sipas orarit me një ngarkesë prej 1,048 megavatësh.

Më 19 shkurt, gjatë kontrollit parlamentar, Drejtori Ekzekutiv i Centralit Atomik “Kozlloduj”, Ivan Andreev, tha se për shkak të luftës në Ukrainë, Bullgaria nuk mund të gjejë pjesë këmbimi origjinale nga Atomexportstroy ruse.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva